Prokuroria Publike e Koçanit do të parashtrojë ankesë për masën arrest shtëpiak për dy të punësuarit në DAP, të cilët kanë lidhje me procedurën për korrupsion me klubin “Puls”
Prokuroria Themelore Publike Koçan do të parashtrojë ankesë për masën e përcaktuar arrest shtëpiak për dy të punësuarit në DAP, të cilët janë të përfshirë në procedurën për vepra penale korruptuese në lidhje me punën në klubin “Puls”.
Sipas Prokurorisë, kontrollorët e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare duke zbuluar informacione për kontrolle të pa paralajmëruara, për çka dyshohen për marrje ryshfeti. Personi përgjegjës nga “Pulse” ngarkohet për dhënie ryshfeti. Shtatë inspektorë tatimorë nga Shtipi dhe Strumica dyshohen se kanë mundësuar që objektet “Pulse” dhe “MMMM Café” të shmangnin kontrollin fiskal. Pronari i “Pulse”, i cili tashmë ndodhet në paraburgim, dyshohet edhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa një inspektore e Inspektoratit të Tregut – për dhënie të sekretit zyrta.

