Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për zjarrvënie në Gjorqe Petrov

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi për vepër penale – Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 nga Kodi penal, sepse qëllimisht ka inicuar zjarr, me të cilin ka shkaktuar rrezik të dukshëm për jetesën dhe trupin e njerëzve, si dhe për pronën në përmasa të mëdha, njoftoi PPRMV.
“Mbrëmë, në rrugën “Gjorçe Petrov”, i dyshuari 57-vjepar duke ndezur tabakun e vezëve, ka ndezur barin e thatë. Me zjarrin e shkaktuar janë djegur rreth 200m2 hapësirë me bari, kurse ka ekzistuar edhe rrezik real që zjarri të dalë nga kontrolli dhe të përfshijë rreth më të madh të objekteve në vendbanim”; thuhet në njoftimin e PPRMV.