Prokuroria jep detaje për vrasjen në Kratovë: Gruaja e vrau burrin pasi ai ishte duke e ngulfatur!

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Kratovë: Gruaja e vrau burrin pasi ai ishte duke e ngulfatur!

Prokuroria themelore publike në Kumanovë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 36-vjeçare, banuese në Kratovë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes. “Gjatë ushtrimit të dhunës në familje më 13 qershor, e dyshuara vrau me paramendim bashkëshortin dhe vjehrrin e saj. Pas një debati të mëparshëm verbal, bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht të dyshuarën, duke e goditur me grushte në pjesën e kokës dhe trupit, më pas e kapi me duar nga qafa dhe filloi ta mbyste. Ajo ka arritur të largohet dhe ka marrë një thikë kuzhine nga kuzhina me të cilën ka goditur fillimisht bashkëshortin e më pas babain e tij. Nga plagët e marra të dytë kanë ndërruar jetë në vend-ngjarje.

Me sugjerim të prokurorit publik, të dyshuarës në procedurë paraprake i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh”,  thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike. /SHENJA/

MARKETING