Prokuroria hedh poshtë pretendimet e IRL-së për spitalin modular të Tetovës

Prokuroria Publike dhe ekipi e Prokurorëve Publik të cilët kanë punuar në lidhje me lëndën për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, i hedhin poshtë pretendimet në emisionin e IRL-së.

Nga Prokuroria thonë se qëllimi është të bëhet diskreditim dhe pa ndonjë interes real të prezantohet e vërteta, në emisionin me vetëdije po bëhet manipulim i rëndë i informacioneve, të cilat, thonë nga Prokuroria janë të gatshëm ta dëshmojnë me më tepër shembuj.

“Është absolutisht e pavërtetë se të dhënat e hetimit nga ekspertet gjermanë aspak nuk janë prezantuar në procesin gjyqësor. Ekspertiza zyrtare nga Instituti Forenzik dhe laboratorit nga Gjermania, është pjesë e materialit të provave. I njëjti është dorëzuar së bashku me akt akuzën dhe prezantuar publikisht si provë para gjykatës. Seancat gjyqësore për këtë lëndë kanë qenë të hapur për opinionin, dhe që këtë deklarimet e tilla të rrejshme janë krejtësisht tendencioze”, thuhet mes tjerash në reagimin e Prokurorisë, raporton SHENJA.

 

MARKETING