Prokuroria hap lëndë për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10D

Prokuroria hap lëndë për mbikëqyrjen e Korridoreve 8 dhe 10D

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur lëndë për pretendimet për përzgjedhje jo të duhur të një kompanie që do të mbikëqyrë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 dhe nuk përjashton mundësinë e kryerjes së një hetimi paraprak.
Pasi dy javë më parë treguan se po ndiqnin informacionet, sot bënë të ditur se çështja është caktuar në prokurori. Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pas informacioneve në media lidhur me ndërtimin e autostradave, për të kontrolluar pretendimet që i janë paraqitur opinionit publik, ka hapur një rast pasi është kontaktuar. Lënda i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili do të ndërmarrë veprime dhe do të bëjë kontrolle, pas së cilës prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion. /SHENJA/

MARKETING