Prokuroria: Ende nuk është konfirmuar arsyeja e vdekjes së 6-vjeçares në Spitalin e Manastirit
Prokuroria Themelore Publike – Manastir njofton se po vepron në lidhje me rastin e vdekjes së vajzës gjashtëvjeçare në spitalin e Manastirit dhe se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.
“Meqenëse disa persona tashmë sot kanë pyetur për ngjarjen në spitalin e Manastirit, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit lëshon urdhra dhe udhëzime për kryerjen e të gjitha kontrolleve të nevojshme. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së vajzës”, thonë nga Prokuroria.
Babai i vajzës në një deklaratë për media, tha ditën e djeshme se vajza ka ndërruar jetë pasi i është bërë infuzion me glukozë, ndonëse fëmija kishte sheqer të ngritur.
Në spitalin e Manastirit është duke u bërë një inspektim i jashtëzakonshëm dhe sot drejtori do të takohet me ministrin e Shëndetësisë.