Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje dhe Hercegovinës lëshoi ​​një urdhër për ndalimin për marrjen në pyetje të presidentit të Republika Sërpska, Milorad Dodik, kryeministrin Radovan Vishkoviq dhe kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Reublika Sërpska-së Nenad Stevandiq.

Dodik, Vishkoviq dhe Stevandiq duhet të merren në paraburgim nga policia gjyqësore me ndihmën e ndonjë agjencie policore.

Prokuroria i akuzon se kanë kryer veprën penale të “sulmit të rendit kushtetues”, transmeton Telegrafi.

Ata nuk iu përgjigjën më parë thirrjes së Prokurorisë së BeH për dëgjim. Dodik tha të enjten e kaluar se kishte marrë një ftesë, por të hënën pretendoi të kundërtën.

Nëse të tre nuk merren në paraburgim, do të lëshohet një urdhër i brendshëm sipas të cilit çdo agjenci policore brenda BeH, duke përfshirë policinë kufitare, mund t’i marrë ata në paraburgim.

Në rast se ata nuk ndalohen me urdhër të brendshëm, atëherë lëshohet një urdhër i Interpolit ose ndërkombëtar.

Kujtojmë se në numrin e 19-të të Gazetës Zyrtare ka dekrete për shpalljen e katër ligjeve të miratuara nga Asambleja Kombëtare e Republika Sërpska-së në një seancë të posaçme të 27 shkurtit, të cilat cenojnë rendin kushtetues të BeH dhe kërkojnë të ndalojnë veprimtarinë e Prokurorisë së BeH-së e Gjykatës.

Këto ligje janë shfuqizuar me një vendim të përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës. /Telegrafi/

 

MARKETING