Prokuroria cakton masën e kujdesit për 4 persona që morën pjesë në përleshjen në Çairçanjë, ende kërkohet personi që ka ther me thikë shtetasin bullgar

Prokuroria cakton masën e kujdesit për 4 persona që morën pjesë në përleshjen në Çairçanjë, ende kërkohet personi që ka ther me thikë shtetasin bullgar

Prokuroria Publike Shkup deri te Gjykata Penale Shkup sot ka paraqitur Propozim për përcaktimin e masës së kujdesit kundër katër personave për të cilët është iniciuar procedurë për pjesëmarrje në incidentit tek Çairçanja në të cilin është lënduar një shtetas bullgar.

“Ekziston dyshimi se personat të moshës prej 28 deri 32 vjeçare kanë marrë pjesë në përleshje fizike me tifozë të klubit bullgar ‘Levski’ me çka kanë kryer veprën penale- Dhunë, e dënueshme në përputhje me nenin 386 pika4 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 nga Kodi Penal. Duke e patur parasysh të gjitha rrethanat e ngjarjes që është provokuar nga tifozët bullgar me dy makina të cilët kanë lëvizur në afërsi të Çariçanës dhe së pari kanë hyrë në konflikt verbal e më pas në përleshje fizike me  një grup qytetarët, prokurori publik për të dyshuarit ka përcaktuar disa masa sigurie: obligim që të paraqiten kohë pas kohe të personi I caktuar zyrtar në Gjykatën penale në Shkup, përkohësisht ju merren pasaporta, si dhe ndalesë për shkuarje në ndeshje sportive”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, raporton SHENJA.

Ata shtojnë se personi për të cilin ekziston dyshimi se në mënyrë direkte është i lidhur me shkaktimin e lëndimit të shtetasit bullgar është identifikuar por ende nuk është arrestuar. /SHENJA/

MARKETING