Projekt i BE-së “Mbështetje për lirinë e shprehjes”

Projekt i BE-së “Mbështetje për lirinë e shprehjes”

Delegacioni i Bashkimit Evropian sot publikisht do të shënojë fillimin e projektit “BE për lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit kombëtar për media me ligjin e BE-së dhe standardet evropiane të mediave”.

Në ngjarjen do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe do të prezantohen objektivat kryesore të projektit: harmonizimi i legjislacionit me Direktivën për Shërbime Mediatike Audiovizive, forcimi i kapaciteteve institucionale dhe pavarësia e Organit Rregullator Kombëtar të Medias (ASHMA) me qëllim garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor, avancimin e kuadrit ligjor për shërbimin kombëtar të transmetimit publik (TVM), sipas standardeve evropiane dhe sigurimin e stabilitetit dhe pavarësisë së tij financiare, duke analizuar tregun mediatik dhe duke propozuar politika dhe zgjidhje ligjore për të përmirësuar konkurrencën, qëndrueshmërinë dhe pluralizmin, duke dhënë rekomandime për mekanizma ligjorë, rregullatorë dhe vetërregullues që mund të përdoren për t’iu përgjigjur sfidave të paraqitura nga mjedisi i ri i medias digjitale, si dhe për të përmirësuar mbrojtjen ligjore të të drejtave sociale dhe të punës të gazetarëve.

Do të prezantohen gjetjet e para të projektit në lidhje me harmonizimin e legjislacionit mediatik me Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive dhe do të prezantohet Udhërrëfyesi i Ministrisë për procesin e konsultimit dhe zbatimin e reformave të nevojshme.

 

MARKETING