Privohet nga liria një burrë nga rrethi i Tetovës për shkak se ka ndezur zjarr në një arë në Tetovë

Privohet nga liria një burrë nga rrethi i Tetovës për shkak se ka ndezur zjarr në një arë në Tetovë

Nëpunësit e policisë dje orën 21.00 në afërsi të një pompe benzine në Tetovë, nëpunësit policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (74) nga f. Reçicë e Vogël, rrethi i Tetovës. Ai rreth orës 20 në arrën e tij në Tetovë ka kryer punë bujqësore dhe në atë rast në tre vende në arrë i ka vënë flakën barit të thatë dhe mbeturinave.

“Menjëherë pas pranimit të denoncimit, nëpunësit policorë shkuan në vendngjarje dhe e privuan nga liria S.S., ndërsa zjarri u shua nga ana e NJTZ Tetovë.
S.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 288 të Kodit Penal, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm””, informojnë nga MPB-ja.

MARKETING