Primoz Gliha, emërohet seleksionues i Kosovës

Primoz Gliha, emërohet seleksionues i Kosovës

Rrugën e lënë në të gjysmë të Alan Zhires do ta ndjek një slloven. Federata e Futbollit të Kosovës, ka emëruar për seleksionues, Primoz Glihan. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Drejtues i FFK-së, të cilët për ndihmës të sllovenit kanë vendosur, Afrim Tovërlanin, Arbnor Morinën, Ahmet Beselicën dhe Tomas Riçardsin. Ardhja e Glihas te Kosova ka qenë opsion edhe në të kaluarën. Si trajner, slloveni ka drejtuar Olimpija Lublanën, Goricën, Muran, Koperin dhe përfaqësueset U19 e U21 të Sllovenisë.

MARKETING