Prezantohet Marrëveshja për financim të aktiviteteve të përbashkëta: Qeveria dhe donatorët duhet bashkë t’i definojnë projektet kyçe për qytetarët

Prezantohet Marrëveshja për financim të aktiviteteve të përbashkëta: Qeveria dhe donatorët duhet bashkë t’i definojnë projektet kyçe për qytetarët

Ministria e Financave sot, bashkë me Zyrën e OKB-së në Shkup e prezanton Marrëveshjen për financim të aktiviteteve të përbashkëta. Një nga konkluzionet e ngjarjes ishte se duhet të ketë komunikim më të shpeshtë mes donatorëve në shtet që të mos shpenzohen mjete për projekte të njëjta.

MARKETING

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçoska porositi se projektet kyçe për qytetarët duhet bashkërisht t’i definojnë Qeveria dhe ambasadat prezentë në vend.

“Për shkak të mungesës së koordinimit të centralizuar midis institucioneve dhe ambasadave, përsëriten projekte të njëjta ose shumë të ngjashme, që do të thotë se paratë e qytetarëve shpenzohen në vendet e huaja për të mbështetur një projekt këtu që duhet të japë rezultate të shkëlqyera, por me projekte që mbivendosen dhe duke mos marrë informacion të mjaftueshëm, efektet pozitive që presim nuk arrihen”, deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçoska.

Në ngjarje ishte e pranishme edhe koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në vend, Rita Kolumbia.

MARKETING