Prezantohen prioritetet e kryesimit qipriot me Këshillin e BE-së në Kuvend

Prezantohen prioritetet e kryesimit qipriot me Këshillin e BE-së në Kuvend

Në Kuvendin e Republikës së Maqeodnisë së Veriut sot u mbajt mbledhja e përbashkët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Në mbledhje, siç njoftoi pres shpërbimi i Kuvendit,  morën pjesë përfaqësuesit e korit diplomatik, përfshirë ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiu, ministrin e Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, deputetët, përfaqësuesit e mediave, si dhe anëtarët e sektorit civil dhe organizatave qytetare.

Kryetari i Këshillit Nacional për eurointegrime, Venko Filipçe, dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, i përshëndetën të pranishmit dhe ia dhanë fjalën ambasadorit qipriot, i cili mbajti prezantim mbi Programin dhe prioritetet e kryesimit qipriot me Këshillin e Bashkimit Evropian për periudhën janar – qershor 2026.

Në fjalimin e tij, ambasadori e prezantoi moton “Evropa autonome, e hapur ndaj botës”, duke theksuar prioritetet e forcimit të sigurisë dhe gatishmërisë së mbrojtjes, avancimit të konkurrueshmërisë, transparencës ndaj botës, promovimit të vlerave evropiane dhe sigurimit të stabilitetit afatgjatë të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një pjesë e rëndësishme e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, përshëndeti reformat e zbatuara në vend dhe inkurajoi përpjekjet e vazhdueshme për të avancuar më tej integrimin evropian.

MARKETING