Pretendohet se disa ushtarë izraelitë kanë humbur jetën për shkak të raketave të lëshuara nga Gaza

Pretendohet se disa ushtarë izraelitë kanë humbur jetën për shkak të raketave të lëshuara nga Gaza

Pretendohet se 3 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur për shkak të raketave të lëshuara nga Rripi i Gazës ndaj një pike ushtarake izraelite që ndodhet në rajonin Kerem Abu Salem në jug, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga ushtria izraelite, në sulmin me raketa që shënjestroi ushtarët izraelitë në Kerem Abu Salem, humbën jetën 3 ushtarë izraelitë dhe u plagosën rëndë 3 të tjerë.

Edhe zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite njoftoi gjithashtu se në drejtim të rajonit Kerem Abu Salem në afërsi të pikës kufitare Rafah u lëshuan 10 raketa dhe se u plagosën 14 ushtarë, 4 prej të cilëve rëndë.

U theksua se për shkak të sulmeve pika kufitare Kerem Abu Salem u mbyll për kalimin e mauneve që transportojnë ndihmë për Gazën.

Në anën tjetër, dëshmitarët kanë theksuar se pas ngjarjes në fjalë avionë luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ndaj tokave bujqësore përreth qytetit Rafah.

MARKETING