Pretendime të larta, “ngrin” rinovimi i Vinicius me Real Madrid

E ardhmja e Vinicius po shndërrohet në një çështje shumë të rëndësishme kohët e fundit. Disa muaj më parë, rinovimi i kontratës së sulmuesit brazilian që do e mbante te Real Madrid përtej 2027-tës dukej pothuajse punë e kryer, por gjërat janë komplikuar disi.
Vetë lojtari, pas fitores 3-2 ndaj Manchester Cityt në Etihad në shkurt, dukej i bindur se firma për marrëveshjen e re do të vijë.
Megjithatë, situata ka ndryshuar ndjeshëm që atëherë dhe kjo për disa arsye.
Së pari, motivi ka të bëjë me faktin se përformancat e tij qenë më të dobëtat në Real Madrid gjatë pesë viteve të fundit. Së dyti, financiarisht, kërkesat e Vinícius nuk kanë gjetur mbështetje nga klubi.
Sipas AS, menjëherë pas ndeshjes me Cityn, përfaqësuesit e Vinícius paraqitën një propozim për rinovim duke kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh.
Kjo pagë do ta bënte atë lojtarin më të paguar në klub, duke tejkaluar Kylian Mbappé me 15 milionë euro.
Aktualisht, gjigandët spanjoll hezitojnë të pranojnë kërkesa të tilla, çka ka bërë që të bllokohet gjithçka.
Vinicius mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe për diçka të tillë Los Blancos janë të vetdijshëm.
Për momentin bisedimet kanë mbetur pezull dhe të reja të rëndësishme priten në vijim. 25-vjeçari në sezonin e fundit në La Liga realizoi 11 gola dhe dhuroi 8 asiste.