Presidenti sirian: Planet izraelite për destabilizim u penguan nga përpjekjet e ndërmjetësuesve

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa deklaroi të enjten se planet e Izraelit për të minuar stabilitetin e rajonit u penguan falë ndërhyrjes së ndërmjetësuesve të jashtëm dhe përpjekjeve të vetë shtetit.
Në një fjalim televiziv, Sharaa tha se, pavarësisht ndërhyrjeve izraelite që kishin në shënjestër institucione civile dhe publike, “përpjekjet shtetërore për të rikthyer stabilitetin dhe për të dëbuar fraksionet e paligjshme kanë qenë të suksesshme.”
Kjo, shtoi ai, nuk do të ishte e mundur “pa ndërhyrjen efektive të ndërmjetësimit amerikan, arab dhe turk, që e shpëtoi rajonin nga një fat i panjohur.”
Ushtria izraelite ndërmori të mërkurën sulme ajrore mbi kryeqytetin Damask, si dhe mbi qytetet Suwayda dhe Daraa, duke pretenduar se po mbronte komunitetin druz.
Ministria e Brendshme njoftoi se sulmet shkaktuan më shumë se 30 të vdekur dhe afër 100 të plagosur.