Presidenti izraelit: Mbështes çdo marrëveshje që përfshin lirimin e pengjeve në Gaza

Presidenti izraelit: Mbështes çdo marrëveshje që përfshin lirimin e pengjeve në Gaza

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog tha se do të mbështesë çdo marrëveshje që përfshin lirimin e pengjeve izraelite në Gaza, transmeton Anadolu.

Herzog në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale X tha: “E ritheksoj se do të mbështes plotësisht çdo marrëveshje që do të rezultojë në mbrojtjen e interesave të sigurisë së Izraelit dhe lirimin e pengjeve në Gaza”.

– Propozimi për armëpushim i shpallur nga presidenti amerikan

Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë më 31 maj, presidenti i SHBA-së, Joe Biden deklaroi se Izraeli paraqiti propozim të ri për armëpushim të përbërë nga tre faza.

Edhe pse Bideni tha se propozimi i tij i përkiste Izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të vazhdonin luftën derisa të arriheshin “qëllimet e vendosura”.

Në fjalimin në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Parlamentit dje, Netanyahu pretendoi se kishte “boshllëqe” midis propozimit të Izraelit dhe propozimit të Bidenit.

Ministri i Financave i ekstremit të djathtë të Izraelit, Bezalel Smotrich dhe Ben-Gvir kërcënuan Netanyahun se do të rrëzonte qeverinë nëse ai pranon ofertën për armëpushim të shpallur nga presidenti amerikan.

Pas deklaratës së Bidenit, Hamasi tha se i sheh pozitivisht propozimet për “armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave pushtuese nga Rripi i Gazës, rindërtimin dhe shkëmbimin e të burgosurve”.

MARKETING