Presidenti iranian: Washingtoni nuk mund të presë dialog me Teheranin teksa vazhdon ta kërcënojë

Presidenti iranian: Washingtoni nuk mund të presë dialog me Teheranin teksa vazhdon ta kërcënojë

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se SHBA-ja nuk mund të presë dialog me Iranin, ndërsa në të njëjtën kohë e kërcënon atë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Shik.mk

Washingtoni “duhet t’i njohë të drejtat e kombit tonë dhe të ndalë ngacmimet dhe agresionin e tij, pastaj mund të ulemi së bashku dhe të bisedojmë”, tha Pezeshkian në deklaratat e transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Nuk mund t’i bllokosh të gjitha rrugët dhe të kërcënosh, e në të njëjtën kohë të kërkosh të bisedosh”, shtoi ai.

Duke e akuzuar SHBA-në se po tërhiqet nga angazhimet e saj, presidenti iranian tha: “Besoj se nuk duhet të hyhet lehtë në një marrëveshje, por, pasi ajo të arrihet, duhet t’i përmbahesh deri në fund, edhe nëse rezulton e pafavorshme për ty”.

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë mbetur të larta që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit më 28 shkurt.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin dhe praktikisht mbylli Ngushticën e Hormuzit, ndërsa më vonë Washingtoni vendosi një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

Më pas, SHBA-ja dhe Irani nënshkruan në qershor një memorandum mirëkuptimi lidhur me lirinë e lundrimit në ngushticë, por zbatimi i tij ngeci për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me sigurinë në këtë rrugë ujore strategjike.

MARKETING