Presidenti i Xiaomi paralajmëron: Telefonat inteligjentë të vitit të ardhshëm do të jenë edhe më të shtrenjtë

Presidenti i Xiaomi paralajmëron: Telefonat inteligjentë të vitit të ardhshëm do të jenë edhe më të shtrenjtë

Xiaomi ka publikuar rezultatet e saj për tremujorin e tretë, dhe kompania po paralajmëron gjithashtu se çmimet globale të çipave të memories do të rrisin çmimet e telefonave inteligjentë.

Memoria po bëhet më e shtrenjtë për shkak të “bumit” të Inteligjencës Artificiale.

Kjo pasi që, prodhuesit e memorieve si Samsung po e lënë pas dore prodhimin e memories për telefonat, pasi tregu i qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale është vendi ku janë paratë tani.

Andaj, sipas presidentit të Xiaomi, Lu Weibing, e gjithë kjo do të thotë që telefonat inteligjentë të vitit të ardhshëm do të jenë edhe më të shtrenjtë se ata të këtij viti.

“Pres që presioni të jetë shumë më i madh vitin e ardhshëm sesa këtë vit”, citohet të ketë thënë ai.

Pra, tendenca e vazhdueshme në rritje e çmimeve të telefonave inteligjentë nuk do të ndalet, nuk do të kthehet mbrapsht apo edhe nuk do të ngadalësohet në vitin 2026.

Çdo pajisje do të bëhet më e shtrenjtë, përsëri – sigurisht, nëse parashikimet e Lu-së bëhen realitet.

MARKETING