Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, viziton Tetovën të shtunën
Tetova do të mirëpresë këtë të shtunë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare që pritet të thellojë bashkëpunimin dhe lidhjet mes shqiptarëve në rajon.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili theksoi se kjo vizitë përbën një moment të veçantë për qytetin dhe për forcimin e marrëdhënieve vëllazërore.
Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj do të qëndrojë në Tetovë më 28 shkurt (e shtunë), duke filluar nga ora 09:30.

