Presidenti i Napolit ‘ëndërron’ triumfin në Evropë: Synojmë Ligën e Kampionëve

Presidenti i Napolit ‘ëndërron’ triumfin në Evropë: Synojmë Ligën e Kampionëve

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis, ka reaguar pasi ekipi i tij e siguroi titullin pas 33 vjetësh pritje.

Mbrëmë Amir Rrahmani me shokë kanë shkruar histori, duke fituar Scudetton pas shumë viteve pritjesh.
Edhe pse kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në përfundim të Serie A, ata kanë siguruar tashmë titullin matematikisht.
De Laurentiis siguroi tifozët napolitanë se nuk do ta ndalen me këtë titull, teksa shtoi se tani do të synojnë Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.
“Luciano Spalletti do të qëndroj këtu. Projekti ynë nuk do të ndalet këtu, është vetëm fillimi”, u shpreh De Laurentiis.

“Ne duam të fitojmë sërish, dhe sërish, dhe sërish. Dhe pastaj është Liga e Kampionëve”.

MARKETING