Presidenti i FFF-së i kërkon falje Zidane, thotë se komentet që bëri nuk pasqyrojnë mendimet e tij për të

Presidenti i FFF-së i kërkon falje Zidane, thotë se komentet që bëri nuk pasqyrojnë mendimet e tij për të

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Nowl Le Grawt, i ka kërkuar falje Zinedine Zidane pas komenteve të tij në një intervistë për “RMC”.

Deklarata e tij erdhi pak ditë pasi u rinovua zyrtarisht kontrata me përzgjedhësin, Didier Deschamps, deri në vitin 2026.

Le Grawt u pyet për të ardhmen e Zidane, i cili prej kohësh ishte lidhur me marrjen e rolit të trajnerit te “Gjelat” pas Kupës së Botës “Katar 2022”.

I pari i FFF-së ishte përgjigjur duke thënë se atij nuk i intereson për planet e së ardhmes të Zidane, duke shtuar se nëse ish-trajneri i Real Madridit do ta kishte telefonuar, ai nuk do t’i përgjigjej.
Deklarata e tij nuk u prit aspak mirë nga tifozët dhe të tjerët, teksa reaguan Kylian Mbappe, klubi i Real Madridit dhe Ministrja e Sportit në Francë, Amelie Oudea-Castera.
Pas reagimeve të shumta, Le Grawt përmes një interviste për “AFP” ka kërkuar falje.

Ai ka thënë se komentet e tij kanë krijuar një keqkuptim dhe se i kërkon falje Zidane.

“Dua të kërkoj falje për ato komente që absolutisht nuk pasqyrojnë mendimet e mia, as konsideratën time për lojtarin që ishte dhe trajnerin që është bërë”, ka deklaruar presidenti i FFF-së.

MARKETING