Presidenti i Federatës së Brazilit admiron Carlo Ancelottin: Ai është një trajner i madh

Presidenti i Federatës së Brazilit admiron Carlo Ancelottin: Ai është një trajner i madh

Largimi i teknikut Tite nga pankina e Brazilit pas eleminimit në çerek-finalet e Kupës së Botës, në Katar ka lënë një boshllëk të madh në drejtimin e “seleçaos”, me Presidentin e Federatës Braziliane të Futbollit, Endaldo Rodrigues që prej kohësh tashmë është në “ndjekje” të Carlo Ancelottit.

“Dashuria” e Presidentit të Federatës për teknikun e “galaktikëve”, teksa për mediat tha se Ancelotti respektohet nga të gjithë lojtarët dhe legjendat e Brazilit, edhe pse nuk është tekniku i tyre.

“Ancelotti është shumë i respektuar nga lojtarët, jo vetëm nga Ronaldo dhe Vinicius, por nga të gjithë ata që janë trajnuar prej tij. Unë e admiroj shumë atë më shumë për ndershmërinë e tij, sesa për qëndrueshmërinë e tij. Ai nuk ka nevojë për prezantim, ai është një trajner i madh. Ai ka arritur shumë suksese dhe shpresoj se mund të arrijë më shumë”,- është shprehur Presidenti i Federatës Braziliane.

MARKETING