Presidenti Erdogan takon homologun rus Putin në Kinë

Presidenti Erdogan takon homologun rus Putin në Kinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka takuar homologun e tij rus Vladimir Putin, raporton Anadolu.

Erdoğan, i cili ndodhet në Tianjin të Kinës, për të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), vazhdon kontaktet e tij në margjinat e samitit.

Presidenti turk u takua me homologun e tij rus Putin në një hotel.

Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, ministri i Thesarit dhe Financave Mehmet Şimşek, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Yaşar Güler, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, kreu i Organizatës së Inteligjencës Kombëtare Ibrahim Kalın, kreu i Kryesisë së Komunikimeve Burhanettin Duran dhe kryekëshilltari presidencial Çağrı Erhan.

MARKETING