Presidenti Erdoğan: Prioriteti ynë është rikthimi i menjëhershëm i armëpushimit në Gaza

Presidenti Erdoğan: Prioriteti ynë është rikthimi i menjëhershëm i armëpushimit në Gaza

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se prioriteti i tyre është rikthimi i menjëhershëm i armëpushim në Gaza, ku nuk është lejuar hyrja e ndihmave humanitare prej dy muajsh, raporton Anadolu.

Erdoğan u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në rezidencën Villa Pamphili në kryeqytetin Romë.

Pas takimit kokë më kokë, të dy liderët kryesuan delegacionet e tyre në Samitin e katërt ndërqeveritar Türkiye-Itali.

Pas samitit Erdoğan dhe Meloni mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Duke folur rreth lidhjeve midis vendit të tij dhe Italisë, presidenti turk tha se do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin me Italinë, e cila ka bërë përparim të konsiderueshëm në fushën e industrisë së mbrojtjes, me partneritete dhe projekte të reja.

“Në samitin e sotëm (me Italinë) vendosëm që objektivi i ri i vëllimit tregtar të jetë 40 miliardë dollarë”, tha ai.

Erdoğan shprehu besimin e tij se Italia e cila e ka mbështetur procesin e Türkiyes për anëtarësimi në Bashkimin Evropian (BE) që nga fillimi, do të vazhdojë me këtë qasje.

Duke folur rreth zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Erdoğan tha: “Prioriteti ynë është rikthimi i menjëhershëm i armëpushimit në Gaza, ku nuk është lejuar hyrja e ndihmave humanitare prej dy muajsh”.

Në lidhje me shtetin e Afrikës Veriore, Libinë, Erdoğan sinjalizoi vazhdimin e bashkëpunimit me Italinë. “Do të vazhdojmë të punojmë së bashku (me Italinë) për zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme për të ruajtur stabilitetin dhe prosperitetin e Libisë”, tha Erdoğan.

– Meloni: Kemi hedhur themele të mira për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përsosura

Kryeministrja italiane Meloni, nga ana e saj, shprehu besimin se kanë hedhur themele të mira për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përsosura midis Italisë dhe Türkiyes.

“Marrëdhënia jonë (me Türkiyen) shkon përtej marrëdhënieve ekonomike. Në skenarin euro-mesdhetar, ne jemi vende aleate brenda kuadrit të Aleancës Atlantike”, theksoi ajo.

MARKETING