Presidenti Begaj në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, do të mirëpresë sot në Ohër Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili po qëndron për një vizitë pune në vend.
Takimi ndërmjet dy krerëve të shteteve do të zhvillohet në vilën “Biljana”, ku është paraparë edhe një drekë pune mes tyre. Vizita ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Në orët e pasdites, Presidentja Siljanovska-Davkova dhe Presidenti Begaj do të vizitojnë objekte me rëndësi kulturore dhe historike në qytetin e Ohrit. Më vonë, ata do të marrin pjesë në hapjen solemne të festivalit ndërkombëtar “Vera e Ohrit”.
Presidenti Begaj shoqërohet në këtë vizitë edhe nga bashkëshortja e tij, znj. Armanda Begaj.