Presidenti Begaj në Gostivar, nderohet me “Çelësin e Komunës” nga Limani

Presidenti Begaj në Gostivar, nderohet me “Çelësin e Komunës” nga Limani

Gostivari ishte Komuna e rradhës të cilën e vizitoi presidenti shqiptar, Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij tre ditorë në vendin tonë. Në Gostivar Begaj u prit nga kreu i Komunës, Valbon Limani dhe me një program ceremonial të përgaditur nga komuna. Në fjalimin e tij, kryetari i komunës ka theksuar rolin unifikues që ka pasur Begaj për shqiptarët, për çka edhe i dhuroi “çelësin e komunës”.

Valbon Limani, Kryetar i Gostivarit

Në këto kohë trazirash politike ku bota është e vendosur përballë sfidash të mëdha, në këto kohë ku duket se ka një rivendosje të dinamikave gjeopolitike, ju keni ditur të përfaqësoni me kaq fisnikëri dinjitet dhe qetësi, jo vetëm Shqipërinë, por të gjithë shqiptarët”

Bajram Begaj, President i Shqipërisë

Ju më dorëzuat çelësin e komunës tuaj, çelësin e Gostivarit, një simbolikë që më bën të jem shumë mirënjohës, pasi ju më bëtë pjesë të shtëpisë suaj dhe ju e dini se se për ne shqiptarët, shtëpia është e Zotit dhe e mikut”.

MARKETING