Presidenti al-Sharaa: Siria po shkruan histori të re, por ka një rrugë të gjatë përpara

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka deklaruar se Siria po hyn në një fazë të re të historisë së saj dhe po përballet me një rrugë të gjatë dhe të vështirë pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, transmeton Anadolu.
“Siria po shkruan një histori të re dhe para nesh është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Ne i kemi të gjitha themelet për rindërtimin në çdo nivel dhe ajo që kërkohet nga ne është të punojmë së bashku pa përçarje”, tha al-Sharaa duke në Pallatin e Popullit në Damask pas lutjes së festës së Fitës Bajramit.
Komentet e tij erdhën derisa sirianët anembanë vendit shënuan Fitër Bajramin e parë që nga rrëzimi i Asadit, i cili sundoi Sirinë për pothuajse 25 vite dhe u arratis në Rusi më 8 dhjetor pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund sundimit të Partisë Baath që filloi në vitin 1963.
Presidenti al-Sharaa gjithashtu njoftoi se një qeveri e re është formuar dy ditë më parë për të zëvendësuar administratën e përkohshme. Kabineti i ri qeveritar përfshin 22 ministra, mes tyre një grua.
“Ne shpallëm formimin e qeverisë siriane dy ditë më parë, duke u larguar nga kuotat sektare dhe drejt pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse”, tha ai, duke shtuar se “shumë përpjekje u bënë në formimin e kësaj qeverie për të siguruar përzgjedhjen e ministrave kompetentë dhe me përvojë, prioriteti i të cilave është rindërtimi i një kombi”.
Lutjet e Bajramit u mbajtën sot në xhamitë në të gjithë Sirinë, me shumë njerëz që e shohin festën si simbol të një kapitulli të ri në epokën e vendit pas Assadit.