Prej sot shfuqizohen marzha e bukës, qumështit dhe vezëve
Prej sot nuk është në fuqi vendimi për kufizimin e marzhave tregtare, i cili u vendos në kohë të korona krizës.
Kufizimi i marzhave tregtare përfshinte bukën, sheqerin, vajin, miellin, makaronat dhe shpagetat, orizin, qumështin, vezët, gjizën, djathin, kaçkavallin, kosin dhe jogurtin.
Tani çmimet e këtyre produkteve do të caktohet sipas tregut, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë theksojnë se gjendja po ndiqet dhe se për momentin çmimet në vend janë stabile.
Kujtojmë se Qeveria në prill vendosi që të vazhdojë kufizimin e marzhave tregtare për ushqimet pazë deri më 30 qershor./