Prej sot deri të premten mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar

Prej sot e deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë të motit të lig me dukuri të izoluar të breshrit.
MARKETING
Në Shkup, sot në orët e pasdites, në disa pjesë të fushëgropës, moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar.
Nga DPHM dhanë rekomandim, në rast të dukurisë së zbrazjeve elektrike, të ketë kujdes më të madh, të mos qëndrohet në ambiente të hapura dhe nën drunj.