Cristiano Ronaldo drejt rekordit historik: askush nuk e ka arritur ende!

Cristiano Ronaldo drejt rekordit historik: askush nuk e ka arritur ende!

Cristiano Ronaldo mund të bëjë diçka që asnjë lojtar në histori të futbollit nuk e ka arritur në fund të këtij sezoni. Ronaldo momentalisht është duke luajtur sezonin e tij të dytë në Ligën Saudite, pasi u bë pjesë e Al Nassr si lojtar i lirë në janar të vitit të kaluar. Ai ka shënuar 26 gola këtë sezon, duke përfshirë një het-trik në fitoren me rezultat të thellë 5- 1 ndaj Al Taee të shtunën.

Sipas një raportimi, portugezi mund të bëhet lojtari i parë në histori të futbollit që fiton Këpucën e Artë në katër liga të ndryshme, duke përjashtuar kampionatet shtetërore.

Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në Ligën Premier me Man Unitedin, në La Liga me Real Madridin dhe në Serie A me Juventusin.

Një numër i madh yjesh kanë fituar Këpucën e Artë në tri shtete të ndryshme, duke përfshirë Alfredo Di Stefano, Ruud Van Nistelrooy dhe Robert Lewandowski. Një tjetër lojtar që e ka bërë këtë është Luis Suarez, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë në Eredivisie me Ajaxin, në La Liga me Barcelonën dhe në Ligën Premier me Liverpoolin.

Tani në MLS tek Inter Miami, uruguaiani ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitje për klubin e tij të ri.

Sidoqoftë, sezoni i rregullt në MLS përfundon në tetor, që do të thotë se Ronaldo mund të bëhet lojtari i parë në histori që e arrin këtë rekord në fund të sezonit.

MARKETING