Portieri Burhan Mustafa largohet nga Shkëndija e Haraçinës

Burhan Mustafa ishte njëri ndër figurat kryesore të suksesit historik të Shkëndijës së Haraçinës këtë sezon.
Sipas informacioneve tona, megjithatë, kapiteni Mustafa do të largohet nga Shkëndija e Haraçinës, pasi nuk është arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës me klubin nga Haraçina.
Kujtojmë se Mustafa, një portier më përvojë shumëvjeçare në ligën e parë të futbollit vendor, por edhe atë rajonal, vendosi që të garojë në ligën e tretë me qëllimin e vetëm për t’i ndihmuar Shkëndijës së Haraçinës të ngjitet një rang më lartë.
Me përvojnë të cilën e ka Mustafa, nuk ka dyshime se tani shumë klube do të hidhen për të siguruar shërbimet e tij, posacërishtë kur dihet rëndësinë që ka portieri për një ekip.
Ditë më parë, Shkëndija e Haraçinës ndërpreu bashkëpunimin edhe me trajnerin Erkan Murseli /SHENJA/