Prokuroria dhe ASK-ja kanë rënë dakord mbi mënyrën për kontrollin e dokumentacionit për pretendimet për përgjime të paligjshme

Prokuroria dhe ASK-ja kanë rënë dakord mbi mënyrën për kontrollin e dokumentacionit për pretendimet për përgjime të paligjshme

Një ekip hetuesish nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHP NKOK) sot ishin në në Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK) në kuadër të procedurës parahetimore për pretendimet për dëgjime të paligjshme, ku, siç njoftoi PTHP NKOK, u dakordua dinamika për zbatimin e kontrollit të dokumentacionit me të cilin disponon ASK-ja, që ka të bëjë me pretendimet e përmbajtura në raportet e dorëzuara deri te PTHP NKOK.

“Në kuadër të ditës së sotme të punës, të dy institucionet demonstruan një qëndrim korrekt dhe profesional me qëllim të zbatimit efikas të kompetencave ligjore dhe mbrojtjes së interesit publik. Duke qenë se bëhet fjale për dokumentacion voluminoz dhe të ndjeshëm, në bazë të të cilit duhet të sigurohen dëshmi relevante, si dhe fakti që i njëjti ka një shkallë besueshmërie, kontrolli do të zgjasë në periudhën e ardhshme, ndërsa do të ndërmerren edhe veprime të tjera parahetimore”, thuhet një njoftimin e PTHP NKOK.

Siç shtojnë, PTHP NKOK vepron ekskluzivisht mbi bazën e provave, në kuadër të procedurave ligjore dhe me respekt të plotë të të drejtave të të gjithë palëve të përfshira. Po ashtu, thuhet në njoftim, në interes të procedurës dhe duke pasur parasysh sekretin parahetimor, bëjmë thirrje ndaj mediave dhe publikut që të përmbahen nga nxjerrja e përfundimeve të parakohshme derisa procedura të përfundojë dhe të konfirmohen faktet. PTHP NKOK do ta informojë publikun në kohën e duhur për zhvillimet e procedurës, atëherë kur informacionet e ndara nuk do të rrezikojnë sekretin e veprimeve parahetimore”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë, në faqen e Kuvendit u publikua se Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim do të mbajë seancë më 10 shtator në orën 11:00, me pikë të rendit të ditës Propozim për përfundim mbi kryerjen e mbikëqyrjes së punës së ASK-së. Më herët sot, e njëjta seancë ishte caktuar për në orën 11:00 dhe në orën 17:00, por nuk u zhvillua.

Nga PTHP NKOK më 2 shtator informuan se sipas udhëzimeve të prokurorit shtetëror Lupço Koçevski, ishte formuar lënda në të cilin po ndërmerren veprime për verifikimin e pretendimeve për ndjekjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe se do të shqyrtohen detajisht edhe pretendimet e përfshira në raportimet e fundit të ASK-së.

Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Bojan Hristovski, më herët deklaroi se rasti është bërë i ditur tek prokuroria publike kompetente, pa zbuluar detaje për numrin e personave të përfshirë në përgjime, pasi bëhet fjalë për dokumente të klasifikuara. Për periudhën kur janë kryer përgjimet, Hristovski tha se në vitin 2019 ASK-ja nuk ishte aspak një agjenci e reformuar.

Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ishte i ndjekur gjatë periudhës kur ishte lider i opozitës, tha se e lë që punën që ta përfundojë prokuroria. Ai shpreson se ata që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në atë kohë do të mbajnë përgjegjësi.

“Pres që këta brejtës të përfundojnë aty ku u takon, pas grilave, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë abuzimit me këto lloj agjencish dhe burimet që ato kanë në dispozicion”, tha kryeministri.

MARKETING