Policia thërret në bisedë informative djalin e një ish-zyrtari të lartë, dyshohet se nxori sekret zyrtar

Policia thërret në bisedë informative djalin e një ish-zyrtari të lartë, dyshohet se nxori sekret zyrtar

Për shkak to dyshimeve se ka zbuluar një sekret shtetëror, policia mbrëmë ka marrë në pyetje personin Q.B, djalë i një ish funksionari të lartë.
Pas marrjes së telefonit, i dyshuari është lënë i lirë, sipas udhëzimit të Prokurorisë.
Në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, kryeprokurori Lupço Kocevski, duke folur për kompromentimin e aksionit në fjalë, tha se po zhvillohet hetim se kush ishte spiuni që shpërndau informacion sekret.
“Aksioni u kompromitua kur ishte në fazën përfundimtare, përkatësisht një ditë, dy apo tri ditë para se të niste zyrtarisht aksioni. Pikërisht në atë rrethanë, Prokuroria Publike edhe tani po heton për të zbuluar “kush është nishani” i rrjedhjes së informacionit të aksionit. Megjithatë, ka arritur dy ditë para se të ndërmerret aksioni i planifikuar, dhe të arrestojë disa nga të dyshuarit”, tha Kocevski.
Sipas informacioneve, flitet se nxjerrja e informacioneve sekrete ka të bëjë me aksionin policor të realizuar më 15 dhjetor në disa lokacione në Shkup.

MARKETING