Policia shpëtoi një grua që u hodh në ujërat e lumit Vardar

Policia shpëtoi një grua që u hodh në ujërat e lumit Vardar

Sot (16.08.2025) rreth orës 14:00, Sektori për Punë të Brendshme Shkup (SPB) mori njoftim se një person grua ndodhej në lumin Vardar në Shkup, nën urën në rrugën “Vojvoda Vasil Çakalarov”.

“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Karposhit menjëherë reaguan ndaj njoftimit dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes, u konstatua se personi po tregonte shenja jete dhe zyrtarët policorë e nxorën gruan nga lumi, pas së cilës ajo u transferua me ndihmë mjekësore urgjente në Qendrën e Urgjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup për ndihmë”, thanë nga MBP.

 

MARKETING