Policia në Shkup gjobit 144 shoferë, 17 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 144 shkelje të rregullave të trafikut.
Prej tyre 17 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 5 gjoba për makina të transportit publik, 5 për vozitësit fillestar, 3 për makina të paregjistruara dhe 3 të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.