Policia ka shqiptuar gjoba për 117 shoferë

Policia ka shqiptuar gjoba për 117 shoferë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.03.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 gjoba, nga të cilat 10 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, dhjetë gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – drita e kuqe.

“Gjashtë sanksione u vendosën për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, katër masa për shoferët fillestarë”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

MARKETING