Policia jep hollësi për plagosjen e dy personave në qendër të Prishtinës

Policia jep hollësi për plagosjen e dy personave në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës sot ka dhënë hollësi për rastin e plagosjes së dy personave mbrëmë në Prishtinë.

Policia bën me dije se dy djem kosovarë janë dërguar në emergjencë pasi dyshohet se njëri ishte plagosur me amë zjarri e tjetri kishte lëndime nga mjeti i mprehtë – thika.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:17 në rrugën “Qamil Hoxha” në Prishtinë.

Sipas të plagosurve, incidenti ka ndodhur pasi janë sulmuar nga tre të dyshuar, djem kosovarë, të cilët, pas sulmit, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.
Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor dhe janë duke u siguruar nga njësitë policore. Rasti është duke u hetuar.

MARKETING