Policia: Jemi në koordinim me KFOR-in, në kontakt të vazhdueshëm

Policia: Jemi në koordinim me KFOR-in, në kontakt të vazhdueshëm

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka thënë se në Veri të Kosovës po vazhdon të ketë shkëmbim zjarri. Ai ka thënë se nuk ka informacione nëse ka të vrarë nga pala tjetër.

Ndërkohë, Hoti tha se janë “në koordinim me KFOR-in, në kontakt të vazhdueshëm” lidhur me çdo lëvizje.
”Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri”, ka thënë Hoti.

Ky sulm është cilësuar si terrorist, ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar edhe fotografi të këtyre grupeve.

MARKETING