Policia gjeti marihuanë në një banesë në rajonin e Shkupit, privohet nga liria një person

Policia e Shkupit ka zhvilluar një bastisje në një banesë në rajonin e Gazi Babës, ku janë gjetur lëndë narkotike, para të gatshme dhe një peshore digjitale. Gjatë operacionit është arrestuar një 32-vjeçar, ndërsa vëllai i tij, i dyshuar gjithashtu, është në kërkim.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 17 tetor 2025, zyrtarë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, kanë kryer bastisjen në bazë të një urdhri gjyqësor.
“Gjatë kontrollit në banesën e D.G. (33) në Gazi Babë, është gjetur vëllai i tij S.G. (32), i cili është arrestuar në vendngjarje. Në banesë janë zbuluar marihuanë, para dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së.