Policia e Shkupit me aksion ndaj motoçiklistëve, gjoba për 60 prej tyre

Policia e Shkupit me aksion ndaj motoçiklistëve, gjoba për 60 prej tyre

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje Departamentin për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në periudhën nga ora 19:00 deri në mesnatë, në kuadër të planit për rritjen e sigurisë në qytetin e Shkupit, ka zbatuar aksion për sanksionimin e shkeljeve që bëhen nga drejtuesit e motoçikletave.

“Në aksion janë kontrolluar mbi 90 motoçikleta, si dhe janë sanksionuar 60 motoçiklistë. Prej tyre 28 nuk kanë përdorur kaskë mbrojtëse gjatë drejtimit të mjetit, 10 kanë vozitur pa patentë shoferi, pesë motoçikleta nuk kanë qenë të regjistruara… Kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet të shtuar. Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING