Policia e New York vendos barrikada jashtë prokurorisë para paditjes së mundshme të Donald Trump

Punonjës të policisë së New York ngrinin sot barrikada para prokurorisë së Manhattan ku ish-presidenti Donald Trump pritet të thirret, çka do të shkaktojë protesta.
Buke përmendur si burim një “dalje informacioni” nga prokuroria e Manhattan, Trump shkroi në rrjetin e tij në fundjavë: “Kandidati kryesor për president do të arrestohet të martën. Protestoni për të rimarrë kombin tonë në dorë!”
Hetimet besohet se kanë të bëjnë me një pagesë $130,000 të paguar para zgjedhjeve të 2016 ndaj aktores së filmave për të rritur Stormy Daniels, për të mos folur për aferën me Trump disa vjet më herët.
Nëse prokurori i Manhattan ngre padi ndaj Trump, 76-vjeçari bëhet ish-presidenti i parë që akuzohet për krim.
Trump mohon të ketë pasur lidhje intime me Daniels.