Policia britanike po heton 200 vde’kje, për shkak të trajtimit të dobët në spital
Policia britanike po heton pretendimet për më shumë se 200 vdekje të parandalueshme në Spitalin Universitar Shtetëror në Sussex, njoftuan mediat britanike.
Vdekjet kanë ndodhur mes viteve 2015 dhe 2021, raporton gazeta britanike The Telegraph. Hetimi filloi në vitin 2023 dhe përfshinte 105 pacientë të vdekur, por ndërkohë ky numër është dyfishuar.
Shumica e pacientëve që vdiqën ishin në departamentin e neurokirurgjisë dhe policia tani po ua referon ato raste ekspertëve mjekësorë për të vlerësuar nëse pacientët janë trajtuar siç duhet.