Policia arreston një tifoz të Shkëndijës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se është arrestuar një 37-vjeçar, tifoz i Shkëndijës para ndeshjes mes Shkëndijës dhe Qarabagut në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
“Më datë 05.08.2025, në orën 19:45, në bulevardin ‘Ilinden’ në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (37) nga Republika Federale e Gjermanisë, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale sipas nenit 319 të Kodit Penal. Në motoçikletën me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte, kishte të ekspozuar një simbol që nxit urrejtje dhe intolerancë kombëtare, fetare dhe racore. Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, ka njoftuar MPB.