Policia amerikane po fillon të përdorë AI për të shkruar raporte krimi

Policia amerikane po fillon të përdorë AI për të shkruar raporte krimi

Disa departamente të policisë në SHBA po eksperimentojnë me përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) për të prodhuar draftet e para të raporteve të tyre lidhur me ngjarjet kriminale.

Kjo teknologji e ChatGPT-së tërheq zërin dhe zhurmën e radios nga një mikrofon në kamerën e trupit të policisë dhe mund të nxjerrë një raport brenda tetë sekondash.

“Ishte një raport më i mirë se sa mund të kisha shkruar ndonjëherë dhe ishte 100 për qind i saktë,” -tha Matt Gilmore, një rreshter policie në Policinë e Oklahoma City.

Mjeti i ri mund të jetë pjesë e një pakete veglash në zgjerim të AI që policia amerikane po përdor tashmë, të tilla si algoritme që lexojnë targat, njohin fytyrat e të dyshuarit ose zbulojnë të shtëna me armë.

Rick Smith, CEO dhe themeluesi i Axon, kompania që qëndron pas produktit të AI të quajtur Draft One, tha se AI ka mundësinë të ndihmojë në krijimin e  dokumenteve që duhet të bëjë policia në mënyrë që ata të kenë më shumë kohë për të bërë punën që dëshiron të bëjnë.

MARKETING