Po transportonin një të burgosur, shpërthejnë grushtet mes policëve

Po transportonin një të burgosur, shpërthejnë grushtet mes policëve

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një polici, i cili dyshohet se ka penguar kolegët e tij gjatë kryerjes së detyrës, respektivisht gjatë transportimit të një të dënuari nga burgu i Idrizovës, në Qendrën Klinike në Shkup. Nga MPB nuk tregojnë për moshën e policit, por theksojnë se bëhet fjalë për personin me iniciale S.S., i punësuar në Departamentin për sigurim të personave dhe objekteve të caktuara.

“Përkatësisht, me datë 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, S.S. gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka sulmuar fizikisht dhe ka penguar zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup gjatë kryerjes së detyrave, përcjellje të një të dënuari nga Burgu i Idrizovës në kompleksin e klinikave”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

MARKETING