Po pastrohet thellësisht shtrati i lumit Vardar

Po pastrohet thellësisht shtrati i lumit Vardar

Kryetari i qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski njoftoi se ka nisur një aksion i gjerë dhe i koordinuar për pastrimin e plotë të shtratit të lumit Vardar, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit.

Aksioni përfshin pastrimin e plotë të shtratit të lumit përgjatë rrjedhës së tij në territorin e qytetit. Ekipet e ndërmarrjeve publike po punojnë në mënyrë të koordinuar, ndërsa paralelisht po pastrohen edhe shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë kej-it.

Sipas Gjorgjievskit, ky është një hap i rëndësishëm që për shumë vite kishte munguar për një nga shenjat më të njohura natyrore të qytetit. Ai theksoi se gjithçka që për vite ishte lënë pas dore dhe që krijonte një pamje të papërshtatshme për qytetin, tashmë po largohet.

Ai shtoi se kjo nuk do të jetë një aktivitet i vetëm, por një praktikë e përhershme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kej-it, në mënyrë që qytetarët e Shkupit dhe vizitorët të gëzojnë një metropol më të pastër dhe më të rregulluar.

Gjithashtu u bë apel që qytetarët të tregojnë përgjegjësi ndaj mjedisit, duke theksuar se lumenjtë, parqet dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe ruajtja e tyre varet nga secili.

Në fund u theksua se lumi Vardar, i konsideruar si “perla e Shkupit”, pritet të rikthejë shkëlqimin që i takon qytetit.

MARKETING