Po pastrohet hapësira rreth lumit Vardar
Ekipet e Ndërmarrjeve publike në Shkup po pastrojnë bregun e lumit Vardar, bëri të ditur në një postim në Fejsbuk, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski.
“Vazhdimisht realizohet pastrim i plotë i bregut të lumit Vardar, së bashku me shtratin e tij. Ekipet e Ndërmarrjeve publike në koordinim dhe aksion të organizuar, po pastrojnë shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta – gjithçka që është lënë pas dore me vite dhe që krijonte një imazh të shëmtuar për qytetin tonë, më në fund kjo bëhet pjesë e së kaluarës”, thekson Gjorgievski.

Kjo mirëmbajtje do të jetë praktikë e përhershme. Argjinatura do të pastrohet çdo ditë, sepse, siç thekson ai, banorët e Shkupit dhe të gjithë mysafirët e kryeqytetit meritojnë një metropolë të bukur, të mirëmbajtur dhe të pastër.
“Vardari, perla e Shkupit do të shkëlqejë përsëri ashtu siç i ka hije”, thekson kryetari i Shkupit, Gjorgjievski.

