Plot 65 mijë euro në ditë, zbulohet sa do të përfitojë Salah pas rinovimit me Liverpul

Plot 65 mijë euro në ditë, zbulohet sa do të përfitojë Salah pas rinovimit me Liverpul

Salah zgjati sot kontratën me Liverpulin. Dhe pse gjatë sezonit gjithçka u duk e mbyllur mes palëve, u konkretizuan zërat e fundit për rinovimin.

 

Deri në verën e vitit 2027, Salah i përket Liverpulit. Kontrata e re sjell më tepër të ardhura për egjiptianin, i cili është pjesë e klubit prej vitit 2017.

24 milionë euro do të jetë paga vjetore e Salah. Fitime të konsiderueshme, që përkthehen me 65 mijë euro në ditë. Vetëm Haland përfiton më shumë në Angli.

Klubi mbetet në pritje të Van Dajk. Holandezi po ashtu raportohet se është pranë rinovimit.

MARKETING