Plagosja në qendër të Prishtinës, policia identifikon dy persona – s’e tregon numrin e të plagosurve
Policia e Kosovës ka konformiuar rastin e përleshjes së armatosur tek lokali “Bon Vivant” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci tha për Telegrafin se rreth orës 23:30 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”, tha Borovci.
Ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, kurse policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore .
“Aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast, përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha Borovci.